Igli Hasani

Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, i pranishëm edhe Igli Hasani

12 Nëntor 2023, 17:01| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 17:06

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit që do të mbahet nesëër në Bruksel, do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?