Opinion

Mero Baze: Takimi i Gjirokastrës tregon se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha

6 Tetor 2021, 20:12| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 20:52

  • Share

Sali Berisha improvizoi një gënjeshtër në fillim të takimit të Gjirokastrës. Tha se kishte parë titujt e gazetave në mëngjes që shkruanin se “Rama dhe Basha në Lubljanë, Berisha në Gjirokastër”. Dhe arriti në përfundimin se ishte shumë I lumtur për këtë gjë. Domethënë ishte I lumtur që po I kundërvihej Perëndimit me vizitën në Gjirokastër.

Në fakt në Lubljanë ishte Edi Rama dhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit, së bashku me udhëheqësit e Bashkimit Evropian duke diskutuar fatin e vendeve të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian. Përpjekja e Sali Berishës për të vënë “foltoren” e Gjirokastrës si kundërpeshë të Takimit të Lubljanës, tregon se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha.

AI ka në mendje betejën me Perëndimin. Për këtë dhe Lulzim Bashën e zhvendosi në Lubljanë të duket dhe ai si tradhtar që e mbështet Perëndimi.

Në mendjen e  tij në mllefin e tij për atë që i ka ndodhur, Sali Berisha e ka thjesht justifikim betejën me Lulzim Bashën. Ai orë  e minutë e ka mendjen tek beteja me Perëndimin dhe parterët e perëndimit në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që në fakt ai po braktiset nga njerëzit me identitet politik të Partisë Demokratike në rrethe dhe I mbushen sallat me delirant provincial, me problem të rënda psikike ose njerëz të margjinalizuar për shkak të problemeve të tyre.

Njerëzit që kanë themeluar Partinë Demokratike, si shpresë për orientimin e Shqipërisë nga perëndimi, e kanë të vështirë tridhjetë vjet më pas të shkojnë pas dikujt, që e nis fjalimin, “Rama dhe Basha kanë shkuar në Lubljanë në takimin e BE, unë jam I lumtur të shkoj në Gjirokastër”.

E kanë të vështirë pasi vet Gjirokastra nuk është Ndroqi dhe Shijaku I Haxhi Qamilit, por qyteti më I ndriçuar I Shqipërisë, që ka nxjerrë kolosët e identitetit perëndimor të Shqipërisë.

Duke qenë se ai çdo ditë e çdo orë po përpiqet të gjej argumente kundër Perëndimit, nuk është se tremb Perëndimin, as SHBA, por tremb PD, partinë e parë properëndimore të Shqipërisë, e cila mungesën e demokracisë brenda radhëve të saj nuk e ka provuar për herë të parë nga Basha por për 20 e ca vite nga Berisha. Ata e dinë si e ka drejtuar ai PD, si ka përjashtuar gjithë themeluesit nga partia, si ka eliminuar gjatë rrugës bashkëpunëtorët e tij dhe si ka shitur PD për milionat e djalit vajzës dhe gruas së tij, që tashmë janë të damkosur si hajdut të pareve të shqiptareve nga SHBA.

Për këtë arsye urrejtja e Berishës ndaj perëndimit është  legjitime, por përpjekja për ta bërë këtë urrejtje ideologji në PD, do ta turpëroj dhe më shumë atë.

Shenjat e para janë sallat e tij të braktisura nga deputetë të PD, dhe themelues të saj dhe mbushja e tyre me njerëz vulgarë, delirant me probleme psikike dhe militantë ordinerë.

Berisha po e frikësoj PD që do Perëndimin, përmes vulgut të tij të rrugës që ka gjetur dyert e foltoreve hapur dhe përmes ndonjë emigranti të dëshpëruar nga SHBA, që zakonisht qëllon të jetë, ose fëmijë komunistësh shok të Berishës, ose ish bashkëpunëtorë të tij që I ka pas terrorizuar me dosje sigurimi. Nuk di sa do t’ia dal ta tremb atë pjesë të PD që do Perëndimin, por e sigurt është që nuk ka çfarë ti bëj Perëndimit që do një PD pa Sali Berishën. Këtë betejë e ka të humbur.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tafili: 07/10/2021 02:21

    Po lere Sale halene se na merrove. Nuk ke ndonje koment per drejtorin me te mire te policise ne 30 vitet e fundit? Qe babai yt i publikoi letren e heqdorjes ne Twitter? Psh., si mendoni nese ky injorant ishte me i mire, ca mund te thuhet per te tjeret?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?