Vialli dhe Mancini

Takimi i fundit me Viallin në 29 dhjetor, Mancini: Nuk kishte fuqi por ishte i kthjellët, folëm për gjithçka

7 Janar 2023, 22:57
  • Share

Gianluca Vialli u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Legjenda e futbollit italian nuk mundi të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, teksa mbrëmja e 5 janarit ishte fatale për ish-sulmuesin.

Miku i tij i ngushtë, Roberto Mancini ka folur për "Sport Mediaset" duke treguar takimin e fundit në 29 dhjetor në spitalin e Londrës. Për trajnerin e Italisë ishte një goditje e rëndë humbja e një tjetër miku pas Mihajlovic. Treshja mbahen mend për golat dhe performancën e mirë me Sampdorian e viteve '90, teksa Vialli së fundmi ishte ndihmësi i Mancinit në kombëtare.

"Pas humbjes së Sinisa Mihajlovic, humba një tjetër person të afërt. Humba një vëlla sepse me Viallin jemi takuar në moshën 16-vjeçare dhe prej atij momenti nuk jemi ndarë më kurrë. E takova për herë të fundit më datë 29 dhjetor, i mungonin forcat por ishte shumë i kthjellët. Folëm për gjithçka, madje më pyeti edhe për grumbullimin e fundit në kombëtare. Më “mbyti” me pyetje, kërkonte të ishte në dijeni për të gjitha ato që ndodhën në grumbullimin e dhjetorit", tha Mancini.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?