Pamje nga vendi ku goditi raketa

Takimi i fshehtë i Mitsotakis me Zelenskyn/ Kryeministri grek i shpëton raketës ruse në Odesa

6 Mars, 15:44| Përditesimi: 6 Mars, 15:46

  • Share

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej rreth 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në Odesa.

“Ne jemi të gjithë mirë”, ka thënë për mediat greke ministri i shtetit Stavros Papastavrou, pjesë e misionit grek, që u organizua në kushte të fshehta ekstreme dhe ku përfshihen, përveç kryeministrit, 8 persona dhe sigurimi i tyre. 

Mitsotakis ndodhet në Ukrainë në një vizitë dy ditore përpara se të shkonte në Bukuresht për Samitin e PPE dhe udhëtimi i tij u zhvillua në fshehtësi ekstreme për arsye sigurie.

Takimi mes Mitsotakis dhe Zelensky u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie. 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 06/03/2024 15:51

    Sa mori vesh se do ringrihet industria ushtarake Shqiptare nr bashkpunim me ate Ukrainase iku me vrap motermadhi te bej ofertat antishqiptare! Gjithsesi u zbulua!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?