Vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në Slloveni dhe Kroaci, kryeministri Edi Rama e ka ironizuar duke e krahasuar me foton e “famshme” që kryedemokrati bëri para zgjedhjeve të 2017 me Donald Trump, foto e cila atëherë u aludua se bëri 20 mijë dollarë.
Rama ka shpërndarë postimin e Edvin Kullurit, ish anëtari Kombëtar i PD, i cili ka ironizuar takimin e Bashës me kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë duke thënë se tani që i takoi e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa fitoi pasi takoi Trump në 2017.
“Pasi takoi Trump ne 2017, Basha i fitoi zgjedhjet me sukses! Tani qe takoi KM e Sllovenise dhe Kroacise, fitorja ne 25 prill do jete akoma me e thelle”, shkruan Kulluri, postimi i të cilit është shpërndarë më pas dhe nga Rama.
Krahas postimit të Kullurit Rama shkruan: “Ky Edvini s'është ai i PS, po është i PD”. Basha në 2017 bleu një biletë për të hyrë në një mbrëmje ku ishte Donald Trump dhe çmimi i një bilete për të hyrë në atë event ishte 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku uleshe).
Cfare hipokriti,.4 vite i sherbeu Trumpit kunder Kurtit dhe tani ben dhine e zgjebosur
PërgjigjuO “Cangu” o gjë e trashë,Rama ishte ai që foli i pari kundër Trumpit dhe ca idiota si puna jote iu hodhët në fyt! Pastaj o trupeshk,Kurti ishte kryeministër 40 ditë jo katër vjet dhe nuk ishte Rama kundër Kurtit por ky i fundit filloi të bënte politikë në Shqipëri duke mbrojtur zaptuesit e pronave tek Astiri! Fundi i fundit nëse Shqipëria është atdheu mëmë i Kosovës,Kurti mos të sillet sikur ta ketë njerkë!
na e rrofsh bashke me kullurin o kulluf
PërgjigjuO “veni” mos u bëj kaq i neveritshëm,apo këtë edukatë të ka dhënë familja(Shqup-i)?!