Takimi i Bardhit me Berishën, Karabina: Mesazhi i SHBA është për gjithë deputetët, rrinë të fshehur si struci

22 Shtator 2023, 14:57| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 16:03

  • Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka komentuar në Report Tv situatën e opozitës, ndërsa vetëm një ditë më parë ambasada e SHBA-së tha se nuk ndryshojnë qëndrim për non gratën. E ftuar në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Bemira Pelushaj, Karabina tha se ky është edhe një mesazh për këdo që ndjek Berishën, referuar këtu Bardhit dhe deputetëve që tashmë nuk e mbështesin më Bashën.

“E kanë shpallur Berishën ‘non grata’ nuk bashkëpunojnë me askënd që është non grata. Kjo ka qenë erdhe arsyeja e hapave të ndërmarrë nga Basha. Janë një grup deputetësh që kanë përjashtuar Berishën. Mesazhi i SHBA është i qartë, kanë vënë një sanksion, një qëndrim politik, juridik për vendin e tyre. PD është e minuar, se në dy vite ka qenë jo aktive në aksion politik, është marrë brenda saj, dhe ne tani jemi në një tjetër moment. Mesazh për këdo të cilët ndjekin bijë ndryshe nga ajo çfarë SHBA kanë shpalosur lidhur me marrëdhëniet që do kenë me Shqipërinë”, tha Karabina.

Nga ana tjetër, analisti Enton Abilekaj thotë se drejtimin e partisë e përcakton mbështetja e votuesve.

“Si funksionon a mbështetjen e votuesve. Për politikën, është vota që vendos. E vendos elektorati për kë voton. Berisha ka bërë një gabim që nuk u tërhoq, do të rrijë aty. E ka të drejtën ligjore e kushtetuese për ta bërë”, tha Abilekaj.

Karabina thotë se kanë qenë vetë deputetët që e përjashtuan Berishën nga grupi pas shpalljes non grata dhe tani ndonëse janë bashkuar me të rrinë të fshehur si struci.

“Ata deputetë kanë dy vite që marrin rrogën dhe nuk u përgjigjen demokratëve. Deputeti është i lirë ka zgjedhur, por nuk mund të rrijë fshehur si struci. Ata e përjashtuan vetë, ata këtë qëndrim duhet të mbajnë, ti kërkojnë falje, kam bërë gabim nuk pyesim për SHBA”, tha Karabina.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 23/09/2023 11:28

    KUSH E MBRON AKOMA NON GRATEN O ESHTE BUDALLA ( QE NUK KUPTON) OSE ESHTE MASKARA ( SI BANDITI BERISHA)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?