Takimi i Alibeajt me Escobar, Pampuri zbardh diskutimet në Report Tv: Kemi mbështetjen e SHBA, të vendosur në qëndrim pro perëndimor

12 Prill 2023, 14:07| Përditesimi: 12 Prill 2023, 14:27

  • Share

TIRANË- Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka zbardhur në Report Tv diskutimet me të dërguarin e SHBA, Gabriel Escobar në takimin që ai zhvilloi me kryetarin e PD, Enklejd Alibeaj. Pampuri tha se çështje diskutimi padyshim që ishin zgjedhjet e 14 majit, për të cilat SHBA kërkoi që të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODHIR, si edhe të përzgjidhen kandidatë me integritet të lartë.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja demokrate dhe se një vëmendje të rëndësishme gjatë takimit mori edhe situata në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Pampuri tha se PD ka mbështetjen e SHBA dhe këtë e theksoi edhe njëherë edhe Escobar, se do të vijojnë të përkrahin grupin parlamentar të PD-së me qëndrimin pro perëndimor.

“U diskutuan çështjet thelbësore, zgjedhjet dhe ajo që iu mëshua më fort fakti që të zbatohet rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe sa i përket kandidatëve të jenë sipas kërkesave të ligjit dhe të jenë me integritet. U diskutua çështja e PD, kishte një frymë mbështetëse ndaj grupit që ka mbajtur një qëndrim pro perëndimor. Ndaj kësaj Escobar pati një mbështetje të jashtëzakonshme. Ajo që vlen të theksohet është mbështetja që Escobar dha për PD dhe kjo është e qartë që edhi në PD dhe takoi Alibeajn. Kjo tregon shumë besoj”, tha Pampuri.

Pampuri u ndal edhe tek zgjedhjet vendore, për të cilat thotë se deputetët e grupit parlamentar aty ku nuk kanë kandidatë për kryebashkiakë do të mbështesin kandidatët për këshilltarë bashkiakë.

"Pati diskutimi që të dilnim me 61 kandidatë. Me kandidatë aty ku kishim mundësi që të mos cenonim përçarjen brenda degëve. Patëm një dakordësi ku krerët e degëve ishin gati për të patur kandidatë në çdo bashki, pastaj u mor vendimi me shumicë votash për të dalë me kandidatë aty ku kishim mundësi për të shmangur atë përçarjen. Deputetët do dalin në mbështetje për anëtarët e këshillit bashkiak, pastaj nëse dalin në mbështetje të kandidatit është zgjedhje e gjithsecilit", tha Pampuri. 

Escobar zhvilloi sot takime me përfaqësuesit e opozitës. Escobar, takoi Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 13/04/2023 07:51

    ju rrofte amerika ju, rrace e keqe rrini dhe 2 vjet se do fitoni me allibeun lesht e k … , jeni parti opozitare e vertete ju

    Përgjigju
  • Qeplaku: 12/04/2023 16:54

    E keni o posi mbeshtetjen e shba, por shba nuk voton se, votoj e te tjere njerez…

    Përgjigju
  • Tani: 12/04/2023 15:17

    Ju rrofte Amerika Sorrosit se votat harrojini !!! Alibashen se voton as bashkejetuesja vet jo me populli !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?