Takimi, Basha: Vlerësoj Minnitin, jo
më të paprekshëm në Shqipëri

3 Nëntor 2017, 14:07| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është prononcuar për mediat menjëherë pas takimit me Ministrin e Brendshëm Italian, Marco Minniti, lidhur me raportin e 2017 për luftën kundër kanabisit.

 

Basha deklaroi se vlerëson ministrin italian për deklaratën gjatë prezantimit të raportit të GdF për kanabisin.

"Kam patur kënaqësinë sot të takohem me Ministrin e Brendshëm italian z.Minniti të cilin e falenderova për kontributin e jashtëzakonshëm që Italia ka dhënë dhe po jep në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve në veçanti.

 

Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë, të dhëna edhe publikisht, se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar, të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rëndë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave të krimit të organizuar në shoqëri dhe në jetën e Shqipërisë.

Në veçanti, vlerësoj mesazhin e Ministrit të Brendshëm Minniti për gotitjen e organizatave të mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve. Ky është një mesazh domethënës, që Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit të saj drejt integrimit europian.

Mora vlerësimet për rolin e opozitës gjatë gjithë këtyre viteve, si një opozitë e përkushtuar për një kauzë të rëndësishme kombëtare, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kthimit të Shqipërisë në një republikë të narko-trafikut, dhe natyrisht e sigurova se Partia Demokratike, unë dhe opozita, do të vazhdojmë betejën tonë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë organizata të krimit të organizuar të cilat bëjnë ligjin, që vendosin zgjedhjet. Të mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj për të gjithë qytetarët dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit", tha Basha.

I pyetur nga kreu i opozitës nëse e kishte fjalën për ish- minsitrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kur u shpreh se në Shqipëri nuk duhet të ketë më persona të paprekshëm, Basha tha se nuk kishte komente për çështje të veçanta.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?