Takimi Alibeaj- Donfried, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: SHBA kundër Berishës dhe Bashës, mbështet PD zyrtare! S’ka bashkim, demokratët drejt 2 partive

29 Prill 2022, 14:08| Përditesimi: 29 Prill 2022, 14:50

  • Share

Fakti që zyrtarja e lartë e DASH zgjodhi të takonte kreun e Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja, është një tregues që SHBA nuk njeh as Berishën dhe as Bashën, por vetëm PD zyrtare. Ky ishte qëndrimi që mbajti anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Redi Varaku i ftuar në “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu.

“Fakti që takoi Aliebajn tregon që SHBA njeh vetëm PD zyrtare. Nuk e thanë sot, por prej gushtit. Kim i paralajmëroi që nuk duhet të zgjidhnin Berishën. SHBA jo vetëm që nuk janë tërhequr nga mendimi i tyre, por po e theksojnë edhe më shumë. Ata nuk takuan as Bashës, kjo tregon që edhe ata nuk e mbështesin. Ata po tregojnë që nuk janë me emra të përveçëm, por kundër Berishës. Kjo ishte vula e fundit!”, tha ai.

Sipas demokratit përgjegjësia për përçarjen e PD pas 6 marsit, i kaloi posaçërisht vetëm Sali Berishës. “Pulla” e non gratës, sipas Varakut absolutisht që nuk mund të sjellë PD në pushtet, pasi nuk do të ketë asnjëherë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

"Të dy qëndrimet janë në të drejtën e tyre. Në politik çdo gjë është e pranueshme. Pas 6 marsit përgjegjës për përçarjen është Berisha. E ka ai në dorë. Ka dy kritere për të ardhur në pushtet, duhet mbështetja popullore dhe ndërkombëtare. Berisha është e sigurt që nuk ka atë popullore.", tha demokrati

Varaku tha se demokratët do të vijojë të përçarë edhe nëse Berisha largohet nga partia. Ai shtoi se PD po shkon drejt një formalizmi të dy partive të ndryshme.

“Palët nuk kanë dakordësi, do mbajnë fortë grupimet që  i mbështesin. Kjo ndarje do të vazhdojë për sa kohë do të kemi qëndrime që janë ekstreme. Aliebaj ka bërë një platformë të mirë, por po kërkon largimin e Berishës. Edhe me largimin e Berishës palët janë shumë larg. PD po shkon drejt formalizmit të dy partive.”, tha Varaku.

Kujtojmë që ditën e nesërme do të mbahet Kuvendi i 30 prillit, organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?