Kosova & Rajoni

Takimet me Albin Kurtin, Parlamenti evropian i vetmi institucion i BE-së që e njeh flamurin e Kosovës

30 Prill 2021, 12:10| Përditesimi: 30 Prill 2021, 12:15

  • Share

Takimet e kryeministrit të Kosovës në Bruksel sollën edhe njëherë në vëmëndje të opinionit publik faktin që në takimet e kreut të shtetit me liderët evropianë mungonte flamuri i Kosovës.

Për shkak të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, institucionet kryesore të BE-së dhe vet Bashkimi Evropian mban qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës si shtet.

Por përjashtim bëri vetëm Parlamenti Evropian, pasi në takimin mes Presidentit të PE-së, David Sassoli dhe kryeministrit Albin Kurti është shfaqur flamuri i Kosovës në prapavijë.

Një sjellje e tillë nuk ka ndodhur me takimet që ka pasur shefi i ekzekutivit me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

Kryeministri Kurti sot kthehet në Prishtinë, pas takimeve që ka pasur në Bruksel.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?