Edi Rama

Takimet e Borrell me Vuçiç dhe Kurtin në Bruksel, Rama: Pa u liruar 3 policët e Kosovës, s'ka përparim të vërtetë! Franca e Gjermania të ndërhyjnë

22 Qershor 2023, 21:08| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 22:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve të mbajtura ndaras në Bruksel mes përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe krerëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.

Nëpërmjet jë reagimi të bërë në tëtitter, Rama shkruan se përsa kohë nuk janë liruar 3 policët e Kosovës të cilët po mbahen të arrestuar në qeli paraburgimi të Serbisë, nuk ka asnjë hapësirë për përparim të vërtetë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai tha se pas kthimit të policëve në shtëpitë e tyre, Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin veprime të forta për të atë që Rama e quajti 'spirale absurditeti', duke iu referuar zhvillimeve më të fundit në veri të Kosovës. 

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!”- shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Josep Borrell pas takimit ndaras që pati me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel, u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për nevojën e zgjedhjeve të reja në 4 komunat e veriut të Kosovës 

"Ne ramë dakord për nevojën për zgjedhje të reja. Ne diskutuam modalitetet dhe rrugën përpara - Arrestimet arbitrare ose keqtrajtimi i të burgosurve është i papranueshëm. Eulex do të luajë një rol më të fuqishëm në monitorim. 3 policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte"- shprehet Borrell. 

Kurti është shprehur i gatshëm të rifillojë negociatat me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por duke kërkuar si fillim lirimin e 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen në 14 qershor në brendësi të territorit të vendit, nga një grup i forave speciale serbe. Për këtë çështje Serbia pretendon se 3 policët kishin kaluar kufirin dhe për pasojë gjykata e Kralevës i ka lënë në burg nën akuzën e trafikut të armëve. Kurti nga ana tjetër ka deklaruar se 3 policët po hanin drekë në momentin që janë rrëmbyer nga forcat speciale serbe dhe ka kërkuar që partnerët ndërkombëtarë të dënojnë agresionin serb. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 22/06/2023 22:53

    jam mese i bindur se veriu i Kosoves eshte i humbur le te pergatitemi per nje krahine autonome Mitrovica si Mali i zi e vetmja rruge qe mbyll cdo pretendim edhe ne Bosnje dhe garanton edhe njohjen e Kosoves si shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?