Antony Blinken

Takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s, reagon Blinken: Aleanca atlantike është e bashkuar, diskutuam se si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

29 Nëntor 2023, 12:44| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 12:46

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, e cila po mbahet prej dy ditësh në Bruksel, është diskutuar edhe sesi ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.

“Aleanca e NATO-s është e bashkuar. Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Blinken në X, duke shtuar se kanë folur për shumë tema.

Në takimin që filloi të martën (28 Nëntor), ministrat e Jashtëm të NATO-s në agjendë patën edhe Ballkanin Perëndimor, ku vëmendja kryesore ishte tek Kosova dhe Bosnjakos për shkak të rritjes së tensioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditën e djeshme (28 Nëntor) para gazetarëve tha se Aleanca do të bëjë çfarëdo që nevojitet për të siguruar stabilitet në këtë rajon, duke thënë se paqja e Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për gjithë Europën dhe vetë NATO-n.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?