Foto nga përmbytjet

Tajfuni goditi Japoninë, shkon në 90 numri i të plagosurve! Shkakton dëme kolosale

20 Shtator 2022, 08:08| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 08:17

  • Share

Tajfuni Nanmadol që goditi Japoninë ka vrarë dy persona, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 90. Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje, duke e cilësuar si një nga stuhitë më të mëdha në dekadat e fundit që godet vendin. Një prej viktimave humbi jetën pasi makina e tij u përmbyt, ndërsa një tjetër u vra nga rrëshqitjet e dheut. Një person raportohet i zhdukur.

Tjafuni ka lënë pas pasoja të mëdha, duke shkatërruar shtëpi e biznese, ndërsa transporti publik është pezulluar.

Kryeqyteti, Tokio u përfshi nga reshje të dendura shiu. Shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar, dyqanet dhe bizneset janë mbyllur. Kryeministri Fumio Kishida shtyu deri të martën një vizitë në Nju Jork, ku do të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të monitoruar ndikimin e stuhisë.

Foto nga përmbytjet 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?