Marrëveshja për emigrantët/ Numri dy i qeverisë italiane i telefon dhe e kritikon ashpër! Berisha tërhiqet: Nuk do të protestojmë për ta kundërshtuar

16 Nëntor 2023, 15:31| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 17:25

  • Share

E djathta italiane ka kritikuar Sali Berishën për qëndrimet e shprehura për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët dhe ngritjen e një qendre për strehimin e përkohshëm të tyre në Shqipëri, derisa Italia të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil.

Report Tv mëson nga burime nga shteti fqinj, se numri 2 i qeverisë italiane, Antonio Tajani, në një bisedë telefonatike ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Berisha për qëndrimet e mbajtura. 

Biseda është konfirmuar pjesërisht edhe nga Berisha gjatë një konference këtë të enjte me gazetarët, ku kreu I Rithemelimit dëshmoi tërheqjen, dukë thënë se nuk do të protesojë për ta kundërshtuar marrëveshjen.

" Them disa orë pasi jam shprehur para jush, më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh dhe është i Forza Italia. Më thotë; Sali, e pamë deklaratën e PD-së, e kështu ne kemi atë e këtë problem, ishte e ashpër. I them, i nderuar mik, dua të jem i hapur, për këto arsye që i thashë dhe ju, këtu, se PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobinë. Nuk mund të nxisë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia, si njeri që kam qenë president dhe kryeministër i këtij vendi, i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Dhe ndihma italiane është shumë interesante, krahas miliardave, se ato janë njëra anë. Por shumë më tepër janë atë që kanë mësuar shqiptarët, shko, sikur të jesh në një vazhdimësi, shko atje, merr diçka, kthehu, mëso, shiko. Ka qenë në një farë mënyrë një lloj universiteti. Edhe në kuptimet e punësimit, financimit, kthimit, shkollimit. Sot në universitet italiane mbi të ketë mbi  30 mijë shqiptarë. Sot në Itali ka mbi 20 mijë biznesmenë të mesëm dhe të fuqishëm shqiptarë, të cilët në një mënyrë apo tjetër investojnë në Shqipëri. Por në konceptin tim, nuk protestohet kundër vendeve të lira, vetëm nëse tejkalohet çdo lloj, por si rregull, ndaj vendeve të lira, një vend që ka përjetuar diktaturën nuk është shumë normale që të protestojë. Nuk mund të krahasojmë kurrë një vend të lirë me Serbinë, psh. Jo" deklaroi sot Berisha.

Zëvendëkryeministri Antonio Tajani është pjesë e “Forca Itali” partisë së Berlusconit, aleatit tradicional të së djathtë shqiptare.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Marëveshja kaloi dje në qeveri dhe do të kalojë në kuvend për tu ratifikuar.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 17/11/2023 07:02

    ik o shpellar,,deren e burgut e ke te hapur per krime,ndaj shqiotareve,,ke vrare 3000 veta ne 1997,dhe 26 ne gerdec.. ,, kriminel...

    Përgjigju
  • Iris: 17/11/2023 03:31

    Sontazhi e tregoi qarte,shqiptaret ishin kategorisht kunder kesaj marreveshje qe Rama sic vepron zakonisht, e beri me radaken e tij pa pyetur njeri.Tani sikur figura te konsumuara e te yrryera si Berisha e Meta te mos perpiqeshin qe opozita te njesohet e te identifikohet me ta dhe ne vend te tyre te ishte nje lider opozite me te vertete i besuar nga shqiptaret,sot shqipot do te ishin te gjithe te bashkuar ne shesh kunder marreveshjes,Rames do ja kishin mbledhur me mire se atehere kur ja mblodhen per armet kimike dhe ky Tajani qe ka paturpesine te kritikoje ashper nje shtetas shqiptar,qofte ky dhe Berisha,per nje ceshtje qe zoteria duket qe e ka harruar qe eshte nje /nder personal/ i bere nga Rama,e jo nje detyrim nga shteti e populli shqiptar,sot nuk do te guxonte te bente /te fortin/se nuk i kemi asnje borxh!

    Përgjigju
  • asolingo: 16/11/2023 18:54

    Sali mendjelehti,idjoti shpellari na ka bere rezil nderkombetar,ka me vete ca analfabete qe e mbeshtesin plus nje pjese e kosovareve(ata jane dru me pre as filloren nuk e kane mbaruar)dhe duan revolucion(pa analizuar thelbin e fjales (kalimi nga rendi demokratik(i qeverise aktuale) ne rendinshpellarik(epoken e gurit).

    Përgjigju
  • Non grata: 16/11/2023 18:24

    Saliu helmi kombit duhet te behet non grata dhe ne shqiperi ! Te pirdhet legeni !

    Përgjigju
  • Vicidoli Sheqerja e polli: 16/11/2023 18:08

    Na korite o lum Lokja te kane var teneqen e vjen verdall si pordha neper breke. Nuk ta ver njeri kot i nep vedit se je dikush. Ke ne hanger pukaf me miza e zorre qensh.

    Përgjigju
  • Legen: 16/11/2023 15:52

    Më keq se në Lampedusa do e bëni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?