Tahiri: Gjykatës do i argumentoj
korrupsionin e familjes Berisha

20 Janar 2012, 14:27| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Deputeti socialist Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Partë të Tiranës për t'u përballur me procesin gjyqësor civil, ku ai është i paditur për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial nga dy fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha.

Pas seancës gjyqësore, Tahiri tha se kishte refuzuar pajtimin me qëllim argumentin në gjykatë akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit dhe famijles së tij.
“Refuzova pajtimin. Do argumentoj pse kryeministri e familja e tij janë të përfshirë në korrupsion. Llumi ka dalë në sipërfaqe.”- deklaroi Tahiri.

Më pas Tahiri akuzoi qeverinë se ka kapur gjyqësorin dhe po e përdor si kamzhik politik.
 “4 vjet nga Gërdeci asnjë i dënuar, nesër bëhet 1 vit nga 21 janari dhe asnjë nga vrasësit nuk është dënuar. Pushteti ka kapur gjyqësorin. Vazhdon pandëshkueshmëria për zyrtarët e lartë. Pushteti përdor gjyqësorin si kamzhik politik”

PADIA
Padia e dy fëmijëve të kryeministrit Berisha është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 8 nëntor. Ajo ka si objekt detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri të shpërblejë paditësen Argita Malltezi me dëmin pasuror dhe jo pasuror, në shumën e 4 milionë lekëve dhe me të njëjtën shumë të shpërblejë edhe të vëllanë e saj Shkëlzen Berishën.

Aktpadia i referohet një deklarate të deputetit Tahiri dhënë në tetor të këtij viti, ku shprehet se "Sali Berisha ështe i korruptuar, i biri dhe e bija janë të perfshirë në korrupsion". Dy fëmijët e kryeministrit që të dy, të diplomuar për juridik shprehen në padinë civile, se u është shkaktuar një dëm moral dhe turbullim i padrejtë i gjendjes shpirtërore, të pësuar nga fakti i paligjshëm i deklaratave te pavërteta shpifëse dhe fyese.( ne foto Argita Malltezi, Shkelzen Berisha, femijet e kryeministrit)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?