Tabaku-Ibrahimajt: Korrupsioni është blu apo mavi? T'ju vijë turp që talleni me seancat plenare! Tërhiq ofendimet për deputetët e opozitës

16 Shkurt 2023, 14:11| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 14:15

  • Share

1676550832_finalprojekt.00542423.Still022.jpg

Opozita ka vijuar me rënie bilbilësh prej 3 orësh ndërsa Jorida Tabaku ngre disa pyetje për ministren e Financave Delina Ibrahimajt rreth kontratës koncesionare të pullave fiskale dhe ngre pyetjen nëse korrupsioni është blu apo mavi.

Nga seanca plenare, Tabaku i tha se duhet t’i vijë turp pasi tallet me seancat plenare.

“Kërkoj që të vëmë rregull në këtë seancë se kështu nuk flasim dot. Kisha disa pyetje shumë të rëndësishme për ministren e Financave por besoj se janë dytësore përtej thelbit që duam të diskutojmë për të cilën kemi kërkuar interpelancën. Zonja ministre, pse kontrata koncesionare e pullave fiskale e cila konsiderohej korruptive deri pak vite më parë, tani po vazhdon? Po i përmbledh këtu se do e mbyllni ministren.

Pse kur ishit para 2013 e akuzonit si kontratë korruptive? Pse shtyhet me 2 vite kontrata e koncesionit të pullave fiskale? Korrupsioni është blu apo mavi? Sot përvec këtyre temave duhet të japësh përgjigje dhe për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Nëse ka një person që tallet me seancat plenare dhe duhet t’i vijë turp, ky jeni ju. Shpresoj që në këtë moment të tërheqësh edhe ofendimet që bëre për deputetë të opozitës kur nisi kjo seancë”, tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?