Tabaku: Të bëhet edhe interpelancë edhe mocion me debat për 'McGonigal'

2 Shkurt 2023, 10:35| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 10:58

  • Share

 

Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se Kuvendi po kthehet në një zyrë të qeverisë, e ndërsa duket se çështja McGonigal, ka bashkuar demokratët. Ajo është shprehur se duhet të mbahet edhe mocioni me debat i kërkuar nga deputetët e Sali Berishës dhe interpelanca, e kërkuar nga grupi i Alibeajt.

“Javën e kaluar iu hoq fjala gjysmës së parlamentit nuk mundet që në momentin kur kërkohet që roli i tij të forcohet nuk mundet parlamenti të kthehet në zyrë të qeverisë, të drejtën e fjalës tonë nuk na e hiqni dot, sot deputetët e opozitës kanë nevojë për transparencë, çdo gjë që kemi thënë në të shkuarën  është vërtetuar, duhet transparencë, kush po gënjen, nuk mund të fshiheni përjetësish. Unë vij në parlament se jam votuar për të folur që të mbaj qeverinë përgjegjëse, kërkesën për mocion, na takon që të mblidhemi, ta diskutojmë, ta vendosim, ndërkohë që të vazhdojë edhe interpelanca, ligjet e tjera janë shumë të rëndësishme, lëri deputetët të ushtrojnë”, tha Tabaku.

 

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?