Tabaku:Qeveria ka vjedhur 2.8 mld
euro,janë faktuar nga KLSH

9 Dhjetor 2017, 19:43| Përditesimi:

  • Share
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka sulmuar qeverinë, që sipas saj, po lufton korrupsionin përmes fasadave dhe vullnetit politik për të mos ndëshkuar fajtorët. Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se janë 2.8 miliardë euro vjedhje të faktuara nga KLSH që qeveria ka kryer gjatë gjithë qeverisjes.

Sipas saj, lufta ndaj korrupsionit kërkon vullnet politik, që qartësisht kjo qeveri nuk e ka, kërkon që të jetë e para në rend të ditës, kërkon shembuj dhe transparencë.

“Një qeveri e korruptuar e lufton korrupsionin përmes fasadave dhe vullnetit politik për të mos ndëshkuar fajtorët. Janë 2.8 mld euro vjedhje e faktuar nga KLSH që qeveria ka kryer gjatë gjithë qeverisjes. Lufta ndaj korrupsionit kerkon vullnet politik e qartesisht kjo qeveri nuk e ka. Lufta ndaj korrupsionit kerkon qe te jete e para ne rend te dites, kerkon shembuj, kerkon transparence. Pas cdo tenderi, cdo koncesioni, pas cdo emerimi ne administrate e pas cdo ligji qe miraton kjo qeveri ka klientelizem. Fatkqesisht kjo qeveri deshtoi te punoje per shumicen, por punoi thjesht per nje grusht njerëzish”, shkruan Tabaku.

tabaku
(Postimi i Jorida Tabakut)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?