Tabaku pas dy dëgjesave të administratorëve të inceneratorëve në Tiranë dhe Fier: Skemë e pastrimit të parave, pagesat u shkuan zyrtarëve të shtetit

14 Shkurt 2022, 18:04
  • Share

Pas dëshmisë së sotme në Komisionin Hetimor të Ariola Kodra administratore e inceneratorit të Tiranës dhe Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fieri,  kryetarja e këtij komisionit, Jorida Tabaku tha se dëshmitë treguan një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave dhe pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë. Në një deklaratë për mediat, Tabaku u shpreh se sot në komisionin hetimor, koleget e mazhorancës i bënë avokatin dy administratorëve.

“Si ka mundësi që me fonde publik kompania të ketë një normë kaq të lartë fitimi. Si ka mundësi që një skemë piramidale janë marrë pagesa nga fondet publike. Sot shkeljet janë mjaft të rënda. Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë. Të tre kompani që marrin fonde publike nga kjo kontratë publike. Ajo që më çuditi ishte avokatia politike e kolegëve të PS. Unë i kuptoj ata kur mbrojnë kryeministrin, por të mbrosh një kompani është në shkelje të ligjit”, u shpreh Tabaku.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët/ Komisioni pyeti 2 administratorët e kompanive! Kodra: Jemi brenda afateve për Inceneratorin e Tiranës! Tabaku: Incenerimi duhet të kishte nisur


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?