Tabaku ironizon mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe malazeze: Marrëveshje që firmosen për propagandë, jo për qytetarët

27 Shkurt 2023, 13:27| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 15:46

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për mbledhjen e përbashkët që qeveria shqiptare dhe malazeze po zhvillojnë në Podgoricë të Malit të Zi. Nëpërmjet një postimi në tëitter, Tabaku shkruan se është më i madh numri i marrëveshjeve të firmosura për hir të propagandës sesa ata që zbatohen në shërbim të shqiptarëve.

“Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve. Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën”-shkruan Tabaku.

Ditën e sotme në Podgoricë është mbajtur mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze ku janë firmosur 10 marrëveshje dypalëshe në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?