Tabaku e shqetësuar nga zhurma në Kuvend, i drejtohet Felajt: Hiqeni këtë ambulancë, është e bezdisshme

16 Shkurt 2023, 12:27| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 13:35

  • Share

 

Deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend ka kundërshtuar vendimin e kuvendit për të zhvilluar mocionin me debat për McGonigal më datë 2 mars. Po ashtu Tabaku është shprehur edhe e shqetësuar nga zhurma që është krijuar në Kuvend.

‘Kjo ambulance është e bezdisshme. Keni vendosur një ambulancë qendrore. Sapo bëtë një propozim për datën 2 mars. Duhet të ishte e menjëhershme. Po shkelni rëndë rregulloren e Kuvendit. Na lejoni të diskutojmë sot për çështjen që kemi diskutuar. Na lejoni të debatojmë për çështjet që kemi bërë kërkesa. Nuk mundet seanca që të veprojë në përputhje me rregulloren. Grupojini në një seancë dhe duhet bërë menjëherë. Jemi të interesuar që të diskutojmë edhe për kërkesën për përjashtimin e kryetares së Kuvendit për përjashtimet që u ka bërë deputetëve.  Sot është data 16 shkurt dhe nëse dikush do kishte dëshirë për të bërë një lloj konsensusi.’- u shpreh Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?