Të sëmurët me AIDS, vuajnë
nga mungesa e ilaçeve

2 Dhjetor 2013, 14:49| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Të sëmurët që janë prekur nga sëmundja e HIV/AIDS në vendin tonë po përballën me një sërë problemesh.

Shoqata e personave që jetojnë me këtë virus ankohen se herë pas herë kanë mungesë medikamentesh, ndërsa nuk kanë funksionuar qendrat e testimit ambulator as në QSUT për shkak të mungesës së materialeve mjekësore. 

"Në qoftë se sot në bazë të të dhënave të fundit janë 28 medikamente antiretrovirale që janë në qarkullim dhe janë të miratuara nga Federata Amerikane e Terapive, ne në Shqipëri kemi një listë shumë të kufizuar që varion ndonjëherë 9 ose 10 medikamente. Alternativat janë shumë të pakta për të kaluar nga një skemë mjekimi në një tjetër. Jemi shumë mbrapa të kërkojmë një shërbim cilësor, megjithatë në këtë stad që jemi ne po flasim të kemi aksesin bazë për medikamente dhe pastaj do të flasim për përmirësimin e cilësisë së drejtimit për këta persona. Aty ofrohet në klinikën ambulatore të gjitha problematikat që kanë ndeshur të gjitha VCT e rretheve, i kanë ndeshur edhe VCT që ka të bëjë me mungesën e testeve. Janë në proces tenderimi. Shpresohet që ato të vijnë shpejt dhe të jenë të aksesuseshme për të gjithë ata që drejtohen për të bërë një test. Ndoshta kjo pjesa e përfshirjes në javën europiane të testimit për HIV do të jetë edhe një mënyrë ndërgjegjësimi qoftë edhe për institucionet për tu bërë ato promotorë të këtyre inisiativave që duhet të jenë gjatë gjithë vitit."- tha Olimbi Hoxha përfaqësuese e shoqatës së personave që jetojnë me HIV.

Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka konsideruar shifrat e këtij viti si shumë të larta, dhe ka vënë theksin tek fakti që pjesa më e madhe janë diagnostikuar shumë vonë, në stadin AIDS të sëmundjes. "

Numri total i të infektuarve në vendin tonë nga sëmundja e HIV/AIDS është 671. 33 prej tyre janë fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje 112 persona.

Esmeralda Keta
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?