Të qeshura në Kuvend,Rama:Luli
s'kupton,por profesori ...!/Batutat

16 Nëntor 2017, 13:08| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur demokratët në sallën e Kuvendit, teksa iu ka kërkuar t’i tregojnë vetëm një koncesion kur qeveria ka marrë përsipër riskun e privatit. Duke iu drejtuar deputeti Florjan Mima, Rama deklaroi se demokratët bëjnë vetëm përralla.

Më tej, ai tha se demokratët lanë tregun e energjisë më qesharakun dhe më të mbyllur se çdo vend tjetër. Gjatë fjalës së tij nuk kanë munguar batutat me demokratët, duke shkaktuar të qeshura në sallë. I pari i qeverisë tha se Luli nuk kupton dhe nuk di t’i lidhë gjërat, ndaj dhe nuk ia merr për keq, por profesorit (Mimës) po.

Rama: Dalimi i dhënies së koncesioneve, Nasipi iku se e nxori dikush jashtë, por është Flori këtu dhe e përfaqëson se ngjajnë dhe fizikisht. Sa e ke vënë në kontratë ti kilovatin për hidrocentralin e Ashtës. Keni marrë përsipër të paguani 100 euro kV. Nuk po pyes Lulin se bën sikur nuk dëgjon. Është e vërtetë? Më trego një hidrocentral që ke dhënë koncesion dhe nuk ke marrë përsipër riskun, me tarifën e garantuar nga buxheti i shtetit.

Mima: Patjetër.

Rama: Si patjetër, më trego një koncesion kur qeveria ka marrë përsipër riskun e privatit. Më trego një, se vini këtu e bëni përralla. Ne e kemi garantuar me tarifë fikse. Kush e liberalizoi tregun e energjisë? Treg energjie më të mbyllur, më qesharak dhe pa të ardhme se ç’latë ju nuk besoj ta ketë lënë vend tjetër.

Rama: Lulit nuk ia marrë për keq, se Luli nuk e di si bëhet puna dhe nuk kupton s’i lidhen gjërat, por profesorit ja marrë për keq. Kështu siç jeni ju jeni në rrugën e degradimit të përditshëm, ndërmarrje e falimentuar. Lulzim dëgjo këtu, meqë më quajte gënjeshtar. Unë s’e kam zakon, por që t’i gënjen këtë e bën sikur këndon. Tritan më shiko në sy, lëre Bashën, po të dëgjojnë shqiptarët. 

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?