Të marrësh formimin për mekanik
në 5 muaj, 70% e kohës në praktikë

4 Shkurt 2016, 12:39| Përditesimi:

  • Share
Tregu i Punës tashmë po kërkon gjithnjë e më shumë individë të kualifikuar dhe që kanë një formim profesional. Për të hedhur hapat e parë në këtë treg pune sigurisht nevojiten kurse të posaçme dhe që kanë si pikësynim të tyre jo vetëm teorinë por dhe praktikën.

Për të arritur këtë në Ministria e Mirëqenies Sociale ka organizuar drejtoritë e posaçme të formimit profesional ku çdo individ mund të zgjedh se në cilin profesion ka më shumë prirje. Sigurisht që tashmë zanati I mekanikut është bërë në një nga më të kërkuarit.

Për këtë në drejtorinë rajonale të formimit profesional në Tiranë ofrohen kurse formimi për mekanik, ku merren bazat e formimit teorik por dhe praktik. Kurset e formimit profesional për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe personat nga grupet nё nevojё janë tashmë falas.

I gjithë kursi zgjat për rreth 5 muaj. Ndërkohë që personat që dëshirojnë të ndjekin kurset do të angazhohen për 5 ditë në javë. Përgjatë ditëve të kurseve 30 për qind të kohës do ta zërë teoria, ku do të merren njohuritë bazë por dhe zhvillimet më të fundit në fushën e automjeteve.

Nga ana tjetër 70 për qind të orarit do ta zërë praktika, ku ata që do të kërkojnë të marrin një zanat do të kenë mundësi të njihen me motorët por dhe të marrin pjesë në rregullimin e pjesëve por dhe në gjetjen e defekteve të mjeteve.
 
Mekanik automjetesh

Kursi zhvillohet brenda ambjenteve të DRFPP Nr.1 dhe disa praktika mësimore pranë ambjenteve të serviseve private.
Zhvillohet 4 orë 45 min në ditë për 5 ditë pune të javës, 30% është teori dhe 70% praktikë.
Ne total kursi ka kohëzgjatje 450 orë ose 112 ditë mësimore.
Pagesa është 5000 Lekë.
Për punëkërkuesit të papunë 3000 Lekë
Në këtë kurs aftësohesh për mekanik automjetesh dhe fiton aftësitë:
a) Fiton aftësinë të përdorë atrecaturën, aparatet diagnostikuese, aparatet matëse dhe instrumentat matës
b) Njeh parimin e punës të të gjitha detaleve, nyjeve dhe agregateve të automjetit
c) Fiton aftësinë për shërbime dhe riparime në sistemet: ushqimit, ftohjes, drejtimit, frenimit, amortizimit, ndezjes
d) Fiton aftësinë për shërbime dhe riparime në motorat me katër kohë benzinë dhe naftë
e) Fiton aftësinë për shërbime dhe riparime në mekanizmin e fuqisë (freksion, kuti të ndërrimit manual të shpejtësisë, transmesion kardanik, transmesion kryesor, diferencial, semiakse, rrota active)
Fiton aftësinë për shërbime dhe riparime në pjesët e elektroautit, bateri, motorino, alternatore (dinamo), sistem ndriçimi të brendshëm dhe të jashtëm, bori dhe çelsa fundore.


Readaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?