Të dhënat e INSTAT, Basha: Rënia
ekonomike po trondit familje shqiptare 

6 Tetor 2014, 15:25| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë mbi të dhënat e fundit të dhëna nga INSTAT. Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se INSTAT ka pranuar krizën ekonomike, ndërsa bën thirrje për uljen e taksave.
 
Kryetari i PD-së thotë se rënia ekonomike po trondit çdo familje shqiptare.  
 
“INSTATI qeveritar është detyruar të pranojë sot publikisht krizën ekonomike. Rënia ekonmike dhe papunësia po trondit çdo familje shqiptare. Eshtë urgjente ulja e taksave dhe lehtësimet për biznesin. Kudo takoj të rinj e të reja, gra dhe burra, të majtë dhe të djathtë që enden të pashpresë për një vend pune. Njerëzit ndjehen të nëpërkembur nga cinizmi i qeverisë që në vend të punës çdo ditë shkatërron dhe mashtron me parada paraelektorale”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?