Të ardhurat, 5 miliard lekë
më shumë me taksat e reja

5 Nëntor 2014, 07:51| Përditesimi:

  • Share
Ndryshimi i bërë në paketën fiskale të qeverisë do të ketë një rritje prej 500 milion lekësh. Rritja e taksës me 50% për të gjitha tatimet mbi të ardhurat personale përveç atyre të rrogave mujore do ti sjell buxhetit të shtetit një shumë prej rreth 5 miliard lekësh.

Sipas relacionit që i bashkëngjitet projektligjit për tatimin mbi të ardhurat sanksionohet se: “Qeveria është e angazhuar të vazhdojë procesin e konsolidimit fiskal, i cili ka nisur në vitin 2014, me qëllim arritjen e një reduktimi të borxhit publik në vitin 2015.

Kjo masë fiskale mbështetet në marrëveshjen dhe memorandumin e bashkëpunimit me FMN-në dhe, nën konsultimin e saj, qeveria shqiptare, vit pas viti do të arrijë objektivat e synuar. Me anë të kësaj mase synohet të barazohet tatimi mbi të gjitha llojet e të ardhurave përveç atyre mbi pagat që u ulën vitin e kaluar me paketën fiskale 2015. Efekti në të ardhurat e buxhetit të shtetit vlerësohen të jenë rreth 5 miliardë lekë për vitin 2015”.

fmn

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (5 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?