Moment nga hedhja e shortit

Synohet historia në Champions League, Vllaznia e futbollit të femrave mëson kundërshtarin në ‘play-off’

1 Shtator 2022, 15:33| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 15:35

  • Share

Vllaznia e futbollit të femrave ka njohur sot kundërshtarin për fazën ‘play-off’ të Champions League. Goglat i vendosën përballë vajzave shkodrane skuadrën e ukrainase të Vorsla-Kharkiv-2, i njohur ndryshe edhe si Kharkiv-Zhytlobud-2.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me përballjen e parë që do të luhet në datat 20 ose 21 shtator. Ende nuk është përcaktuar ku do të luhet ndeshja e parë për shkak të luftës në Ukrainë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkodër në datën 28 ose 29 shtator.

Vajzat kuqeblu ishin në vazon e parë falë koeficientit të mirë në renditje, duke qenë një ekip pretendent si dhe duke lënë pas me koeficent skuadra me emra të mëdha në skenën e futbollit europian si Roma, Benfica, Real Sociedad etj.

Skuadra e Vllaznisë është për herë të tretë mes 32 ekipeve më të mira të Europës dhe qëllimi i tyre është kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, që do të ishte historike, jo vetëm për Vllazninë, por për të gjithë futbollin shqiptar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?