Brajan Gruda

Sylvinho shkoi në stadium për të, Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë! Shënon gol për 'Panzerat' (VIDEO)

27 Mars, 13:33| Përditesimi: 27 Mars, 13:36

  • Share

Brajan Gruda duket se kërkon ftesën nga ekipi A i Gjermanisë. 19-vjeçari i cili luan me Mainz në Bundesligë ka qenë deçizziv për "Panzerat" në kualifikueset e Euro 2025 për grupin D.

Skuadra e Gjermanisë U-21, e drejtuar nga Di Salvo fitoi 2-0 ndaj Izraelit. Pas vetëm 14 minutave lojë Brajan Gruda shënoi golin e parë të ndeshjes. Pasimi i Reitz u shfrytëzua mirë nga shqiptari që brenda zonës ndëshkoi portierin Eliasi. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe me Rohl.

Kujtojmë se Gruda është një nga elementët që po shihet nga Sylvinho për ta afruar në Kombëtare, teksa disa javë më parë vetë braziliani ishte prezent në Eintracht - Mainz për të folur me 19-vjeçarin.

Brajan Gruda ka kontratë deri verën e 2026 me Mainz dhe është objektiv i shumë klubeve të mëdha. 9 milionë euro është vlera e tij në treg.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?