Ardian Ismajli

Sylvinho në telashe, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares

19 Janar 2023, 21:29| Përditesimi: 19 Janar 2023, 21:30

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli është dëmtuar me skuadrën e Empolit. Në ndeshjen e javës së shkuar kundër Sampdorias në Serie A, 27-vjeçari ka lënë fushën në fundin e lojës, me klubin italian që ka evidentuar një dëmtim në muskulin e kofshës së majtë.

"Klubi i Empolit komunikon se kontrollet e kryera gjatë ditës së sotme mbi futbollistin Ardian Ismajli, kanë evidentuar një dëmtim të nivelit të ulët në një muskul në kofshën e majtë. Sportisti ka nisur menjëherë procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor”, thuhej në njoftim.

Trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho ka qenë prezent në stadium kur Ismajli është dëmtuar, me mbrojtësin që i është shtuar Bares, Brojës dhe Uzunit në listën e futbollistëve të Kombëtares që janë në rikuperim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?