Sylvinho: Ndeshja me Moldavinë ishte e vështirë, tani kemi objektivin e dytë! Nesër bëjmë ndryshime

19 Nëntor 2023, 17:50| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 18:10

  • Share

 

Shqipëria përballet nesër në Air Albania me Ishujt Faroe, ndërsa Sylvinho paralajmëroi ndryshime në fushë. Në konferencën një ditë para ndeshjes, Sylvinho tha se ndeshja me Moldavinë ishte e vështirë dhe se nesër kanë objektivin e dytë, që të ruajnë kryesimin e grupit E.

Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë. Ankthin e menaxhuam mirë edhe ne, avash-avash, pastaj në 10 minutat e fundit ishte shumë e vështirë. Të relaksohesh asnjëherë, nuk është në fjalorin tim, ne duhet të shkojmë te objektivi i dytë. Janë 22 mijë persona që do të vijnë nesër për të na dhënë mbështetje. Ishte shumë e  bukur, kemi fituar të tre ndeshjet në shtëpi. E vetmja humbje e Moldavisë ishte me ne. Pastaj nuk duhet të relaksohemi, kemi stërvitje, të kuptojmë lojtarët dhe hedhim në fushë njerëz të freskët për ndeshjen e nesërme.

Tifozët vijnë për festë dhe ne shkojmë të punojmë me seriozitet. Ndryshime? Është e vështirë. Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët, e kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme.


Lajmi kryesor:

Përballja me Ishujt Faroe, Sylvinho: Do ketë ndryshime, duam vendin e parë! Ndihem shqiptar në shpirt, s’më duhen letrat


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?