Armando Broja

Sylvinho e riktheu në Kombëtare, Fulham 'zhduk' Armando Brojën! Sulmuesi mungon në derbin e Londrës

16 Mars, 18:34| Përditesimi: 16 Mars, 20:50

  • Share

Fulham dhe Tottenham nisën këtë të shtunë në 18:30 përballjen mes tyre për raundin e 29-të në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja nuk është as në stolin e rezervave te vendasit në këtë duel, teksa duket një zgjedhje teknike e trajnerit.

I huazuar te Fulham nga Chelsea, Broja nuk ka mundur të fitojë një vend titullari te ekipi i ri, duke i nisur ndeshjet nga stoli. Në derbin kundër Tottenham, 22-vjeçari nuk është as sulmues i dytë.

“Është vetëm një vendim teknik lënia e Brojës jashtë, asgjë më shumë. Muniz duhej të ishte titullar dhe kemi një sulmues tjetër në stol, Jiminez. Na duhej një sulmues i dytë dhe zgjodhim Jimenez para Brojës. Ishte një vendim vërtet shumë i vështirë, nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha trajneri i Fulham, Marco Silva.

Pasditen e së dielës Broja pritet në Tiranë, aty ku të hënën në mesditë do jetë nën urdhërat e Sylvinhos për dy miqësoret e marsit, kundër Kilit (22) dhe Suedisë (25). Kujtojmë se Broja rikthehet me kuqezinjtë pas mungesës për shkak të dëmtimit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?