Anis Mehmeti

Sylvinho e ftoi në Kombëtare, shtypi anglez: I mrekullueshëm

6 Mars, 15:39| Përditesimi: 6 Mars, 15:44

  • Share

Anis Mehmeti shënoi për Bristol City në Championshipin anglez të futbollit, paçka se në fund të tijtë u përmbysën 3-2 nga Ipsuich për raundin e 36-të të kampionatit.

Sulmuesi anësor i Kombëtares ka gjetur rrjetën pas një aksioni të bukur, teksa mediet në ishull i kanë dhënë gjithë meritën për lojën e mirë.

"Kjo është pikërisht çfarë është i aftë të bëjë. Një inkursion i lavdishëm, pikërisht në stilin Mehmeti, i cili mori ëmbël topin dhe la pas dy mbrojtës brenda zonës kundërshtare. Edhe pse goditja e tij u devijua, ishte një finalizim i mrekullueshëm", thuhet në vlerësimin e lojës së tij.

23-vjeçari ka qenë pjesë e gjithë grupmoshave të Shqipërisë në futboll, teksa Sylvinho e ftoi edhe në ekipin A, aty ku ka luajtur në tre takime. Debutimi i tij ishte në ndeshjen kundër Polonisë, teksa minuta ka marrë edhe në përballjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?