Foto ilustruese

Syfyri i përgjakur në familjen durrsake!  20-vjeçari godet me thikë vëllanë se e zgjoi alarmi për t'u ngritur në mëngjes herët

28 Prill 2022, 13:36| Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:56

  • Share

Një rit fetarë i paqtë ka përfunduar në një plagosje me thikë në një familje në Durrës. Dy vëllezër, Egzon Oruçi 20 vjeç dhe Bernard Oruçi 27 vjeç, janë përplasur dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur me thikë, pasi kishte vendosur telefonin më alarm për t’u zgjuar për syfyr.

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 13 të zonës së plazhit, ka bërë që blutë e qytetit të arrestojnë 20 vjeçarin i cili plagosi vëllanë.

Nga burimet bëhet me dije se 20 vjeçari i kishte kërkuar disa herë vëllait të tij 27 vjeçar që të mos vendoste alarm pasi e zgjonte nga gjumi, por ky i fundit ka vazhduar të përdorë alarmin e telefonit për t’u zgjuar për agjërim.

Në momentin kur 27 vjeçari është çuar për të kryer ritet sipas zakonit, i vëllai është ngritur duke debatuar dhe duke përplasur objektet që ndodheshin në tavolinë.

Situata ka precipituar në përplasje fizike nga ku 20 vjeçari ka marrë thikën duke plagosur të vëllanë. I riu është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?