Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me agresionin që ka ndodhur nga ana e grupit kriminal serbë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ai tha se në vendin ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës para dy javësh kishin gjetur dokumentin personal dhe makinën e Milorad Jevtiç, ku sipas Sveçlas, ai njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Sveçla tha se gjatë 5 vizitave të fundit të djalit të Vuçiç, ishte shfaqur në Kosovë me të njëjtën makinë që është gjetur.
“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe makinën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtiç njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciç, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciçit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sveçla gjithashtu shtoi: “Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiçit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”.
Qe klika e Beogradit eshte e ndyre dihet por mos i fryni zjarrit sepse jeni me byth zbuluar pa ushtri e armatim dhe fryeni si gjela,shikoni cpo behet ne Ukraine apo ne Izdrael qe jane shtete me fuqi ushtarake jo ju me pushke druri.Ne keto kushte vetem dialogu eshte zgjidhja qofte dhe me djallin.
PërgjigjuPo o sfeklla po ska dyshim se edhe ky kriminel ishte jo vetem ate dite kur u vra polici Bunjaku por edhe diten kur u masakruan ushtaret e KFOR por eshte e quditshme se si u masakruan ushtaret e KFOR por nuk u "plagos" asnje polic i kosoves apo lajmi eshte sekret, kete e di vetem ti, sidoçoft edhe ti e din se kete lajm e ka shume para teje edhe KFOR por edhe llajqaku e borreli por ata po dalin ne média dhe po deklaroje se kjo eshte e pavertet bile borreli ja tha edhe mender presednike osmankes se nuk eshte dashur te perdorej forca diten kur u vra polici Bunjaku dhe asnje kunderpergjigje as nga mender presednike osmanka as nga kurrci por as nga ju qe dmth se jeni pajtuar me llajqakun i cili flet siq flet vuqiqi, ajo qe dhem sot eshte se bota po digjet dhe ju merreni me prralla dhe akuza ndaj kundershtareve politik dhe veqams ndaj uçk-s dhe luftes qlirimtare.
Përgjigju