Pamje nga Leipzig - Celtic

Surprizë në Austri, Dinamo Zagreb humbet në Champions, Leipzig i shënon 3 gola Celtic

5 Tetor 2022, 20:45| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 20:48

  • Share

Champions League ka mbyllur dy ndeshjet e orës 18:45. RB Leipzig ka fituar 3-1 me Celtic në grupin F, ndërsa në grupin E skuadra e Salzburg ka mposhtur 1-0 Dinamon e Zagrebit në "Red Bull Arena". Pesë gola janë shënuar në antipastën e mbrëmjes, në pritje të gjashtë dueleve që fillojnë në 21:00.

Leipzig nuk e ka pasur të vështirë me Celtic, teksa vendasit e Marco Rose kaluan në avantazh qysh në minutën e 27 me Nkunku. Me fillimin e pjesës së dytë, Jota për britanikët do vendoste ekuilibrat, ndërsa Andre Silva në minutën e 64 do kalonte sërish vendasit në avantazh. Sërish portugezi në minutën e 77 do gjente golin e qetësisë dhe dopietën personale, për ta dërguar Leipzig në kuotën e tri pikëve në vendin e tretë në grupin F.

Në ndeshjen e Austrisë, Leipzig iu fal golit të Okafor në minutën e 71. Kroatët edhe pse sulmuan deri në çastet e fundit nuk ia dolën të barazonin, teksa iu anullua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Pas tre ndeshjeve, Salzburg merr kreun e grupit E me pesë pikë, duke lënë pas Milan me 4 por italianët luajnë pas pak me Chelsea në Londër. Me tre pikë Dinamo Zagreb, ndërsa Chelsea mbyll renditjen me vetëm 1 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?