Surpriza për njohjen e Kosovës nga Izraeli/ Fitorja e Prishtinës, Trump-it dhe Netanjahut që ndez debate

5 Shtator 2020, 10:13| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 12:58

  • Share

Ndërsa dje në Shtëpinë e Bardhë Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për të normalizuar lidhjet e tyre ekonomike dhe tregtare, mbase një hap i parë për njohjen e Kosovës nga Serbia, marrëveshja e nënshkruar ka gjithashtu një vlerë politike indirekte kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilën fitojnë pikë presidenti Trump dhe kryeministrit Netanjahu. 

Avdullah Hoti gjithashtu u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe e falenderoi për atë që më parë nga emisari i Trump Richard Grenell ishte paralajmëruar si supriza e Washintonit, njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem. Gjithashtu edhe Serbia, në korrik 2021, do të jetë vendi i parë europian që transferon ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem, siç bënë Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2018. Por vendosja e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Jerusalemin e ndarë mes Izraelit dhe Palestinës mund të ndez debate dhe polemika pasi vendet europiane e kanë kundërshtuar me forcë që në vitin 2017 shpalljen nga Izraeli dhe Trump si kryeqytet i pandarë i shtetit. Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan, ka reaguar për marrëveshjen, në një pikë të së cilës ka të bëjë me Izraelin dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke thënë se nëse ndodhë kjo, atëherë është në dëm të së drejtës së popullit palestinez në Jeruzalem dhe në kundërshtim me rezolutën e OKB.

Në dhjetor të vitit 2017 Presidenti i SHBA Donald Trump e shpallI zyrtarisht qytetin e diskutueshëm të Kodsit (Jeruzalem) si kryeqytetin e Izraelit, pavarësisht paralajmërimeve nga e gjithë bota se masa rrezikonte të shkaktonte një valë të re të dhunës në Lindjen e Mesme. Atë kohë reaguan ashpër krerër e BE-së, Merkel dhe Macron si dhe presidenti turk Erdogan i cili e quajti deklarimin e Trump si ‘dinamit kundër paqes’. Presidenti amerikan gjithashtu nënshkroi një ligj të vitit 1995 që kërkon që Uashingtoni të zhvendosë ambasadën e tij në Jeruzalem. Paraardhësit e tij, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, e kishin shtyrë vazhdimisht këtë vendim për të shmangur nxitjen e tensioneve në rajon.

Qyteti i Jeruzalemit është në qendër të konfliktit në Lindjen e Mesme për shkak të rëndësisë fetare që mban për Judaizmin, Islamin dhe Krishterimin, veçanërisht në lidhje me vendet e shenjta të vendosura në Jeruzalemin Lindor, të cilin palestinezët, të mbështetur nga vendet myslimane, e pretendojnë si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm. Nga ana tjetër, Izraeli pretendon sovranitetin mbi të gjithë qytetin, një status që nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht. Vendbanimet izraelite, të ndërtuara sistematikisht në Jeruzalemin Lindor që nga konflikti i vitit 1967, janë shtëpia e rreth 200,000 hebrenjve, pavarësisht se kjo është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar: me zgjerimin e tyre, pushtimi izraelit i pjesës lindore të qytetit bëhet gjithnjë e më i përhershëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?