Rikthehet Bujar Leskaj, kupola e PD-së futet automatikisht në listën e kandidatëve për deputetë

20 Korrik 2020, 11:42| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 15:27

  • Share

TIRANE-Report Tv zbardh listën me disa nga propozimet e bazës së Partisë Demokratike për deputetë në nivel qarku. Mes emrave ka edhe disa surpriza. Në Lezhë është propozuar mes të tjerëve edhe emri i analistit Agron Gjekmarkaj, ndërsa në Vlorë rikthehet ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, që më parë ka qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha. Emrat e propozuar nga anëtarësia do të kalojnë në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, pjesë  e të cilit do të jenë ish ministrat Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj.

Ndërkohë që Basha është kujdesur që kupola e PD-së të shkojë automatikisht në listë. Kështu kryetari Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithshëm Bardhi dhe dy n/ kryetarët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimeve nga baza, pasi pritet që të futen automatikisht në 20% që zgjedh kryesia e PD-së. Procesi i propozimeve ka përfunduar në gati 99% e vendit. 

Lista
Shkodër-Izmira Ulqinaki, Bardh Spahia, Greta Bardelli, Jozefina Topalli (lexo këtu listën e plotë)

Lezhë- Mark Marku, Agron Gjekmarkaj

Korçë- Ervin Salianji, Ledina Aliolli

Elbasan- Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Endri Hasa

Tiranë- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Grida Duma

Durrës-Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi

Kukës-Flamur Noka

Dibër-Dhurata Çupi, Ilir Krosi, Luan Haka

Fier - Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi

Vlorë- Bujar Leskaj, Nada Meçorapaj, Lorenc Danaj

Gjirokastër- Arben Ristani, Dashamir Aliko, Tritan Shehu

Berat-Eduart Halimi, Juvina Qejvani, Namir Lapardhaja

Krujë-Ndriçim Babasi, Aulon Kalaja, Vullnet Topalli, Agron Loka

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Datosi: 23/07/2020 01:00

    Vlora si gjithmone listat e llumit, hiq dore sa me pare o Bujar se me keta emra qe ke mbas njera baxhelle fshati e tjetri medioker universiteti pataten do maresh ne vlore.

    Përgjigju
  • Vlora: 23/07/2020 00:57

    Nadireja prape ne vlore

    Përgjigju
  • populli: 21/07/2020 19:18

    Po i largoni vete shqiptaret.. haram buka ketij vendi..

    Përgjigju
  • Medi kajo: 21/07/2020 16:59

    Ne asnje menyre...boll u tallet me popullin...

    Përgjigju
  • Topanaja: 20/07/2020 20:20

    Debutet Bujari krahu i djatht i bandes julian metushi.... mjere ky popull.

    Përgjigju
  • Arber: 20/07/2020 19:59

    Boooo . E mbani mend thenien e ketij kur ishte Minister "O MA GOZHDA" ,ç'fare mediokriteti Ky ble ca piktura me parat e korrupsionit dhe i duket vetja se mer vesh nga arti.Kompleksi i inferioritetit tipik per njerzit qe vuajne te qenit larg kultures dhe dijes .Pavaresisht se ka diploma , tituj e grada ,ky injorant qe flet nje zhargon si ne klubin e fshatit , eshte shembelltyra se si nje injorant ben kariere ne kete memedhenin tone te dashur . "Sa mire" qe kandidon , nje arsye me teper qe PD po shkon keq e me keq.Iu rikthehet xhaketave te vjetra te dala boje .

    Përgjigju
  • ben: 20/07/2020 19:04

    O zot,si mund te pretendohe te behet z.Leskaj deputet.Injorant clasic,ky vetem coban mund te ishte.Si ka mundesi qe ky te perfaqsoje popullin si deputet.Akoma me tipa injorante do perfaqesohemi?

    Përgjigju
  • Berryli: 20/07/2020 14:16

    Këtij Bujarit duhet kontrolluar pasuria, kam dëgjuar në Vlorë se është super super miliarder dhe përdorë një bandë në Vlorë për pastrim parash..

    Përgjigju
    • Ejj: 20/07/2020 16:25

      Kush esht banda julit? Ca lifhje ka ky me kte bande ? Po te jete me banda ky nuk ma merr menja qe do jete te lista per deputet

    • Zani i Coles: 20/07/2020 14:55

      Thoja emrin o brryli.Perdor leket e veta me banden e JULIT kaq thjesht

  • Vlonjati i merzitur: 20/07/2020 13:55

    Kete her rama do mar k... ne vend te timonit se vetem nuk e fiton me dhe do ta shikoni qe ne vlore nqs pd rikthen njerzit e duhur

    Përgjigju
    • Vlora: 20/07/2020 22:21

      VLONJATI MËRZITUR, TË JESH I SIGURT QË BUJKAR LESKAJ NUK FITON DOT KURRË NË VLORË, FITONTE KUR KISHTE ATA TË PUS MEZINIT QË E PINË TE DREDHUR, TANI KËTË TIMIN FITON, DHE JO SEPSE PS ËSHTË MË E MIRË SE PD, POR SEPSE PD SKA ZËNË MËND DHE JU KTHEHET KËTYRE FYTYRAVE TË DEGJENERUAR SI PUNA E KËTIJ QË I KA FËMIJET E DROGUAR.

    • altini: 20/07/2020 18:44

      dmth ti e beson qe edi nuk fiton se na qenka leskaj kandidat?vere me bast atehere qe te besh ndonje pare pa djerse qe di nuk e fiton mandatin e trete

  • Qebaptorja Pd: 20/07/2020 13:47

    Nje piranec ordiner. Nje gjobagji. Nje shantashxhi. Plussss do te hiqet dhe shok i Olsi Rames..qe te duket i rendesishem e klanaxhi. Ahhh harova dhe shoku rival i Fate Veles

    Përgjigju
  • i burgosuri kandidat per deputet: 20/07/2020 13:45

    Sali-Hajni i denuar me nje vit burg nga gjykata , jo vetem qe vazhdon te jete i lire pa bere asnje dite burg, por na propozohet dhe si deputet per zgjedhjet e ardheshme. si demokrat i vertete pres qe kryesia e PD jo vetem kete burgaxhi por dhe te tjeret si Eduart Halimi, Dashamir Aliko, Tritan Shehu,Bujar Leskaj,Enkelejd alibeaj, Flamur Noka, Albana Vokshi, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Bardh Shpahia dhe Jozefina Topalli, ti fshije nga lista per deputet dhe te afroje emra te rijne qe nuk jane perfshire ne afera koruptive , ka shume intelektuale te pregatitur PD te cilet nese propozohen per Deputet PD mund te arrije te fitoje zgjedhje e ardheshme. Me keta emra qe jane propozuar deri tani PD nuk vjen asnjehere ne pushtet.

    Përgjigju
  • Qiparizi: 20/07/2020 12:51

    Bravo Vlora, vetem Bujar Lekaj eshte deputet i vertete, eshte i madh, te tjeret jane infantile

    Përgjigju
    • E vertet: 21/07/2020 19:18

      Te arrestohet bujar leskaj dhe ti konfiskohet kapitali i vjedhur nga gjaku i popullit..posht horrat rroft vlora dhe shqiperia..

    • Nip ne pus mezini: 20/07/2020 13:48

      Infantil eshte ai. Por mbase i ka ardhur dita te masi veten

  • Vlora: 20/07/2020 11:55

    Si gjithmone do perdori Vlonjatet e djathte per interesat e tij..

    Përgjigju
  • Shkëlqim Zeqiri: 20/07/2020 11:48

    Hahahahaha Bujar Leskaj në Vlorë, ja hodhi gruaja ime tani do bëhet prapë shefe e madhe...

    Përgjigju
    • Vlora: 21/07/2020 19:19

      Haha i madh je ..yyp xhixhi yyp xhixhi yyppp

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?