Sulmuesi i naftëtarit, Kristal Abazaj, është prezantuar sot te Anderlecht, klub në kampionatin belg.

Surpriza, Kristal Abazaj transferohet tek Anderlecht

16 Prill 2018, 20:34| Përditesimi: 16 Prill 2018, 20:42

  • Share

Një transferim rrufe i sulmuesit të Luftëtarit, Kristal Abazaj, që është prezantuar në ditën e sotme te Anderlecht, klub në kampionatin belg. 

Kontrata e futbollistit me klubin belg është për 3 vite, ndërsa tashmë çdo gjë është zyrtare. Futbollisti do të bashkohet me klubin belg menjëherë pas fundit të sezonit. Në prezantimin me klubin e ri, Abazaj është shprehur:

Anderlecht është një nga emrat më të mëdha të futbollit europian dhe është  i njohur edhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre dhe do të jap maksimumin në këtë ekip.

Kristal Abazaj

Abazaj vërtet luan me Luftëtarin, por që nga janari ai ishte në pronësi të Skënderbeut, që edhe njëherë tjetër po tregohet kampion në fushën e transferimeve të lojtarëve, duke përfituar jo pak edhe nga ana financiare
 

Komento

Komente

  • Naftetari: 17/04/2018 08:20

    Urime Kristalit, lart e me lart shkofte. Do ishte privilegj ta kishte Naftetari ne ekip se s'do ishte duke rene nga kategoria e dyte, por ç'e do qe e ka Luftetari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?