Superzoni i Etrit Berishës, gardiani shqiptar më me shumë pritje këtë sezon në Seria A

18 Shkurt 2020, 17:59| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 18:00

  • Share

Spal erdhi këtë sezon në ‘Seria A’ me qëllimin për të mbijetuar, por deri më tani misioni është vështirësuar shumë. Kjo padyshim jo për shkak të Etrit Berishës i marë në verë nga Atalanta. Portieri shqiptar ka bërë paraqitje mbresëlënëse dhe këtë e vërtetojnë statistikat.

Diçka të tillë e bën me dije vetë klubi i Spal që në rrjetet sociale ka postuar një video ku shkruan se Berisha është portieri që ka kryer më shumë pritje këtë sezon në ‘Seria A’. Deri më tani gardiani i kombëtares shqiptare ka kryer 102 pritje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?