Sport

Supersfidën e Europës e vendosi autogoli i Hummels, 'gjelat' e Francës i mban vetëm arbitri! Portugalia kokë grupi

15 Qershor 2021, 23:05| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 16:32

  • Share

Dikur ishte heroi i Gjermanisë kundër Francës, por autogoli i Mats Hummels ka ndëshkuar ‘panzerat’ në ndeshjen e parë të Europianit që përkoi kundër kampionëve të botës.

Në shtëpinë e gjermanëve vendosi episodi i minutës së 20 kur qendërmbrojtësi Mats Hummels ngatërroi portë, duke dërguar topin në katërkëndorin e Manuel Neuer.

Në vijim pritej reagimi i Gjermanisë, por kombëtarja e drejtuar nga Joachim Loë nuk i kishte shkëndijat e duhura. Nga ana tjetër Franca kampione bote tentoi ta vriste sfidën dhe për këtë gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, por në të dy rastet anësori akordoi pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjeve të para në grupin F Franca renditet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Portugalia e vendit të parë, por luzitanët kanë avantazhin e golavarazhit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?