Supersfida Vllaznia-Partizani, Osmani: Ndeshje derbi, vlen për prestigj! Shehi: Kush fiton kap majat

27 Janar, 13:37| Përditesimi: 27 Janar, 15:57

  • Share

Të dielën në Shkodër, në orën 17:00 do luhet përballja më e rëndësishme e javës së 21 mes Vllaznisë dhe Partizanit. Të dy skuadrat i ndajnë në renditje vetëm 3 pikë dhe shkodranët kanë mundësinë të arrijnë të kuqtë, teksa edhe forma që po kalojnë është e jashtëzakonshme. Vllaznia ka 5 fitore radhazi në kampionat dhe 6 në të gjitha kompeticionet.

“Vllaznia si kundërshtar ka kampion aktual dhe vetvetiu është një ndeshje derbi. Më shumë rendësi sesa për pikët ka për prestigjin, për ecurinë në vijim. Do mundohemi ta luajmë këtë përballje sa më të qetë,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Partizani vjen në këtë përballje pas humbjes me Laçin dhe ka parë Egnatian kryesuese të largohet shumë. Ndaj një hap fals do të ndikonte shumë jo për mirë tek të kuqtë.

“Është ndeshje mes dy pretendetëve për të arritur majat. Dy skuadra me histori dhe ne do futemi për të bërë maksimumin dhe për ta trajtuar këtë ndeshje me personalitet. Ndeshje të tilla kërkojnë lojtarë të cilët dinë ti menaxhojnë situatat dhe ti interpretojnë ato me personalitet,”-tha Orges Shehi, trajner i Partizanit.

Po të dielën në orën 17:00 do luhet në Air Albania Tirana-Skënderbeu, ndërsa java e 21 do nisë në orën 13:30 me përballjen Laçi-Teuta.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?