Superliga/ Tiranën e pret një transfertë e vështirë, Kukësi 3 pikë të lehta në letër! Trajneri i Vllaznisë: Na duhet një fitore morali

14 Qershor 2020, 16:09| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 17:30

  • Share

Të hënën do të luhen katër nga pesë ndeshjet e javës së 29 të Superligës me Tiranën që do të ketë një transfertë impenjative kundër Teutës, skuadër e cila synon Kupat e Europës. Por ndërkohë bardheblutë synojnë të mos i lënë asnjë hapësirë Kukësit për të shpresuar për titullin ndaj do të pretendojnë vetëm tre pikët. Ekipi i drejtuar nga Egbo vjen pas 6 fitoresh radhazi në kampionat, ndërsa Teuta pas dy barazimesh dhe një humbje. Ky takim do të jetë i vetmi që do të luhet në orën 20:00.

Ndërkohë në orën 17:00 Kukësi do të presë Flamurtarin me vetëm një qëllim, fitoren. Skuadra e Shehit ka vuajtur paksa në ndeshjet e fundit dhe kundër Flamurtarit të rënë nga kategoria është koha për të treguar se përse pretendojnë titullin.

Po në orën 17:00 Vllaznia do të presë Bylisin. Shkodranër vijnë pas një shoku në Laç ku u mposhtën 1-5 dhe për këtë arsye trajneri Dedja thotë se duhet një fitore morali kundër ballshiotëve.

Hysen Dedja: “Mendoj se nesër do shfrytëzojmë fushën tonë pa asnjë shenjë euforie. Duhet tw marrin njw fitore morali pwr tw lwnw pas gjithçka ka ndodhur.”

Ndërkohë takimi tjetër i kësaj jave do të jetë mes Skënderbeut dhe Laçit. Korçarët vijnë pas humbjes në Kupë, por në kampionat kanë 6 fitore radhazi dhe renditen të tretët. Pavarësisht kësaj ata e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin.

Ilir Daja: “Laçi është ekip i vështirë. Shikoni golat e pësuar dhe të shënuar. Duhet të djersisim në fushë. Laçi ka një ekuilibër shumë të mirë në të dyja fazat dhe është i rrezikshëm në daljet në kundërsulm.”

Të gjitha takimet e kësaj jave do të transmetohen falas në faqen e federatës ‘fshf.org’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?