Sport

Superliga/ Të shtunën supersfida, Shkëmbi: Fitorja në Kupë histori tjetër, pres një Tiranë më të rrezikshme

5 Nëntor 2021, 15:46| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 19:57

  • Share

Të shtunën nis java e 8 e Superligës që rezervon përballjen Tirana-Dinamo, një supersfidë që përsëritet në harkun kohor të pak ditëve pasi të mërkurën u luajt për Kupë. Pavarësisht se ‘dinamovitët’ fituan në mesjavë 2-0 Tirana shihet më favorite duke qenë kryesuesja e Superligës.

‘Kjo fitore na jep më shumë meral, ndoshta pak më shumë qetësi, por jemi të bindur të gjithë se ndeshja e Kupës është ndryshe nga e kampionatit,’-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

‘Tirana tregon disi lojë më të mirë, mirëpo nuk duhet anashkaluar edhe Partizani. Dihet se ekipet e kryeqytetit janë ekipet më të mira në Superligë. Rivaliteti ndikon tek të tre skuadrat, por deri më tani Tiarana ka treguar më shumë cilësi,’-deklaroi Agim Ibrahimi, kapiteni i Dinamos.

Tirana-Dinamo do luhet në orën 19:45 në Air Albania, ndërsa përballja tjetër e së shtunës është Skënderbeu-Kukësi. Të dielën në program janë Laçi-Teuta, por edhe Kastroti-Partizani.

‘Ndeshja me Partizanin është jashtëzakonisht e rëndësishme, e fortë dhe për vetë faktin se nuk është në momentet më të mira. Unë shpesh e krahasoj me Laçin, por kur u ndeshëm me ta na mundën dhe duhet të shmangim një situatë të tillë’-u shpreh Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit.

Java e 8 e Superligës mbyllet të hënën me Egnatia-Vllaznia.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?