Superliga/ Të premten Teuta-Kukësi, e shtuna rezervon dy supersfida të tjera (VIDEO)

25 Shkurt 2021, 14:25| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:34

  • Share

Teuta-Kukësi ndeshen të premten për javën e 21 të Superligës me objektivin kryesor fitoren, por Kukësi vjen pas humbjes me Partizanin dhe në prag të ndeshjes trajneri i verilindorëve Mirel Josa, por edhe futbollisti Bruno Lulaj thonë se në fushë do japin maksimumin.

“Teuta është një ekip i ekuiliabruar mirë. Është një skuadër që si brenda fushe ashtu edhe jashtë ka marrë maksimumin. Lojtarët e saj janë me eksperiencë dhe është një skuadër që s’ka patur shumë lëvizje gjatë kampionatit. Drejtuesit janë munduar për të konsoliduar sa më tepër skuadrën,”-deklaroi Josa.

“Do jetë një ndeshje e fortë padyshim. Teuta është pretendente për kampionatin, do jetë ndeshje e luftuar. Në Durrës do shkojmë për të marrë maksimumin,”-u shpreh Lulaj.

Sakaq të shtunën do të luhet supersfida Partizani-Laçi, respektivisht vendi i dytë dhe i tretë në renditje. Skuadra fituese do të konfirmohet si anti Vllaznia, ndërsa në prag të ndeshjes trajneri i kurbinasve Shpëtim Duro deklaron:

“Momentalisht janë dy skuadrat më të mira pavarësisht se Vllaznia është në vendin e parë, me meritë, por rezultatet tonë kanë qenë shumë të mira së fundmi.”

E shtuna rezervon edhe derbin e Shqipërisë Vllaznia-Tirana, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të jenë Bylis-Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?