Partizani - Egnatia

Superliga shqiptare luhet në fundjavë, spikat dueli Partizani - Egnatia! Tirana në transfertë

31 Janar, 10:24
  • Share

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë fundjavën që vjen në dy ditë raundin e 22-të. Tre takime janë të programuara për t’u zhvilluar të shtunën ndërsa dy të dielën.

Sfida hapëse e javës do të jetë Kukësi - Tirana e cila do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur prej orës 13:30 të së shtunës. Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 16:00.

Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Egnatian, sfida mes vendit të parë dhe të dytë. Të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndërsa në anën tjetër rrogozhinasit do të tentojnë të regjistrojnë triumfin e katërt radhazi në kampionat, për të thelluar akoma më shumë diferencën në renditje.

Ndeshja tjetër që do të luhet në të njëjtën orë është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Durrsakët ende nuk e kanë regjistruar triufmin e parë për këtë vit dhe do të kërkojnë të fitojnë në “Niko Dovana” ndaj korçarëve. Në anën tjetër bardhekuqtë duan vazhdimësinë pas triumfit në “Air Albania” ndaj Tiranës.

Të dielën do të luhen edhe dy takimet e fundit, në orën 13:30. Laçi do të presë Vllazninë, ndërsa Erzeni do të përballet me Dinamon.

Superliga, java 22:

E shtunë 3 shkurt 2024

13:30 Kukësi - Tirana

16:00 Partizani - Egnatia

16:00 Teuta - Skënderbeu

E diel 4 shkurt 2024

13:30 Laçi - Vllaznia

13:30 Erzeni - Dinamo

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?