Presidentët e superligës në Minsk

Superliga presion qeverisë nga Bjellorusia: Bojkot dhe protesta deri në plotësimin e 4 kërkesave

4 Shtator 2020, 11:24| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 11:33

  • Share

Kampionati shqiptar i futbollit nuk do të nisë më 12 shtator. Klubet e Superligës dhe Liga profesioniste e futbollit edhe nëpërmjet një komunikate për shtyp bërë mëngjesin e sotëm thotë se bojkoti vijon deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të mbledhur në Minsk të Bjellorusisë aty ku janë për të ndjekur edhe ndeshjen e Kombëtares 9 nga 10 Presidentët e klubeve kanë vendosur që luftën e tyre për bojkot ta çojnë deri në fund deri në plotësimin e katër kërkesave nga qeveria. Më pas në komunikatë klubet paralajmërojnë se do të protestojnë në çdo shesh e bulevard dhe do të tregojnë gjendjen e mjeruar të klubeve në vend për shkak të politikave të gabuara të qeverisë. Më pas Liga profesioniste fton qeverinë të ulet në tryezë për bisedime dhe fton edhe komunitetin e futbollit shqiptar që t’i mbështesë në këtë nismë. Pra bojkoti i klubeve vijon dhe Superliga nuk do të nisë më 12 shtator.

Deklarata e plotë: 

Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1.Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
a. Të ulet TVSH në masën 6%.
b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj

Sponsorizimi për Sportin.
2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

 

Komento

Komente

  • One: 04/09/2020 11:58

    Mafiozet e investuar ne futboll duan te hapin deren per evazion fiskal. Keta keshtu i kane bere parate duke vjedhur, manipuluar dhe duke shmangur taksat dhe tani duan ta bejne dhe me ligj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?