Sport

Superliga/ Përballja me Egnatian, trajneri i Tiranës: Nuk e vlerësojmë nga emri! Longo: Kukësi është ekip në ndërtim

18 Shtator 2021, 14:19| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 14:58

  • Share

Të dielën Superliga shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të javës së dytë me Tiranën që pret në ‘Selman Stërmasi’ Egnatian në orën 13:45. Bardheblutë e Shehit vijnë në këtë përballje me optimizëm pas fitores së parë, ndërsa rrogozhinasit pas humbjes me Kukësin.

Orges Shehi, trajner i Tiranës: “Unë jam i mendimit që Superliga ka kundërhstarë të fortqë. Egnatian nuk duam ta vlerësojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që ka. Sidomos në fund të merkatos është përforcuar me lojtarë cilësore. Jemi të vetëdijshmë që na pret një kundërhstarë i vështirë pavarësisht se këtë vit ka ardhur në Superligë.'"

Ëngjëll Hoti, futbollist i Tiranës: “Jam përgatitur maksimalisht, ashtu si çdo ndeshje në kampionat. Ne nuk e marrim askënd lehtë. Tentojmë të fitojmë ndeshjet me radhë dhe të marrim maksimumin."

Përballja tjetër e ditës së dielë do të luhet në ‘Elbasan Arena’ mes Kukësit dhe Kastriotit. Të besuarit e Longos do tentojnë fitoren e radhës, ndërsa krutanët pikën e parë për këtë sezon.

Diego Longo, trajner i Kukësit: “Është një tjetër ndeshje e vështirë pavarësisht se jo të gjithë futbolldashësit e kuptojnë këtë. Nuk ka ndeshje të lehta veçanërisht për ne. Kemi lojtarë të rinj dhe objektiva të tjera nga sezoni i kaluar. Ne do punojmë fort për të fituar çdo ndeshje.”

Java e dytë e Superligës nisi të premten me supersfidën Dinamo-Laçi, që u mbyll me shifrat 1-1.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?