Superliga/ Përballen Egnatia - Vllaznia dhe Partizani - Skënderbeu, hidhet shorti për ‘Final 4’! Dy klube më të avantazhuara

13 Maj, 12:14| Përditesimi: 13 Maj, 16:39

  • Share

TIRANË - Federata Shqiptare e Futbollit hodhi këtë të hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” shortin për “Final 4”, miniturneun që do vendosë se cili ekip do fitojë Superligën në edicionin 2023-2024.

Dy gjysmëfinalet do jenë Egnatia - Vllaznia dhe Partizani - Skënderbeu dhe të gjitha ndeshjet do luhen në “Air Albania” nga 17-26 maj. Për shkak të renditjes së sezonit të rregullt, Egnatia (vendi 1) dhe Partizani (vendi 2) janë më të avantazhuar, pasi në gjysmëfinale iu nevojitet edhe një barazim për te kaluar në finale, aty ku do vendoset titulli kampion.

Gjysmëfinalja e parë 17 maj 20:00/ Partizani - Skënderbeu

Gjysmëfinalja dytë 19 maj 20:00/ Egnatia - Vllaznia

Finalja për vendin tre/katër 24 maj 19:00

Finalja më 26 maj në ‘Air Albania’, 19:00.

Shorti dhe rregullorja

Sa i përket shortit, skuadrat u ndanë në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 ishin Egnatia dhe Partizanit, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).

Avantazhi në ndeshjet gjysmëfinale do të jetë për Egnatian dhe Partizanin, pasi u mjafton barazimi për t’u kualifikuar në finalen e madhe; kjo në bazë të renditjes në kampionatin e rregullt.

Si do funksionojë skema Final 4

Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet më datë 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.

Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.

SI FUNKSIONON “FINAL 4”

Ekipet pjesëmarrëse

4 vendet e para të Superligës në përfundim të kampionatit të rregullt.

Shorti

Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Gjysmëfinalet

Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.

Finalet

Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.

ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET SPORTIVISHT

Vendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League

Vendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League

Vendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League

Vendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4.

Finalja e fazës së ‘Final 4' luhet më 26 maj ku përcaktohet edhe ekipi kampion i Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet e skemës final 4 luhen në stadiumin ‘Air Albania’. Kjo është një skemë që aplikohet për herë të parë në futbollin shqiptar dhe që ka pasur edhe kundërshtime.

Ora 16:31
Reagimet e shortit të 'final-four', presidentët Demi dhe Demrozi: Kemi ndërtuar ekip për të dalë kampion! Duka: Do flasim në verë për formulën e re

 

Më 17 maj do luhet gjysmëfinalja e parë e ‘final-four’ mes Partizanit dhe Skënderbeut, ndërsa menjëherë pas shortit floën edhe protagonistët.

“Partizani ndërtohet vetëm për kampion. Tani do shohim se të katërta kemi mundësitë për të dalë kampion. Të jem korrekt Tirana mungon gjithmonë se do ishte derbi,”-u shpreh Gazmend Demi, president i Partizanit.

“Nuk duhet të mendojmë se kemi dy rezultate në favor, por të jemi vigjilent, të kujdesshëm sepse Skënderbeu është skuadër që ka energji, skuadër e rë që të dëmton nga momenti në moment,”-tha Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“Ne jemi mësuar, se për historinë tonë kampionati është gjë shumë e madhe për qytetin e Korçës. Ne do jemi aty për ta diskutuar këtë dhe kjo nuk do diskutohet. A ka keqardhje që nuk do luani dot në Europë? Është një keqardhje e madhe sepse është bërë një punë shumë e madhe,”u shpreh Ardian Takaj, president i Skënderbeut.

“Të gjithë bashkë besojmë fuqishëm se mund të dalim kampion. Ky është objektiv edhe nga Skënderbeu,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Me 19 maj, po në orën 20:00, do luhet gjysmëfinalja tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias.

“Keqardhje mund të ndiejmë, por formulën e dinim që në fillim të kampionatit. Do luajmë shanset tona edhe tani. Ne ekipin e kemi ndërtuar që të dalim kampionë këtë vit,”-deklaroi Agim Demrozi, president i Egnatias.

“Do bëjmë maksimumin që të arrijmë në finale pavarësisht se e rrespektojmë shumë kundërshtarin. Ka një ekip të mirë, por ne mendojmë se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë e mundshme për të arrit në finale dhe më pas tek titulli. Unë i bëj thirrje të gjithë tifozërisë shkodrane që ta mbushim stadiumin atë ditë dhe ta mbështesim ekipin. Të bëhet një lojë e bukur,”-tha Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

Si dy ekipet që mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë dhe të dytë, Partizani dhe Egnatia kanë avantazhin se nëse 90 minutat e gjysmëfinales i mbyllin në barazim kalojnë në finale. Pra luajnë për dy rezultate, ndërsa për këtë skemë që aplikohet për herë të parë kreu i FSHF-së Armand Duka u shpreh:

Sinkron Armand Duka, president i FSHF-së: “Do të bisedojmë nëse do jetë apo jo final-four për kampionatin e ardhshëm bashkë me aktorët, por nuk mund të përcaktohet asnjë lloj ndryshimi në një ditë, në një garë, por për një gjë jam i sigurtë se ka krijuar më shumë pritshmëri, më shumë emocion për spektatorët.”

Të katërt ndeshjet e final-four, përfshirë finale dhe takimin tjetër për vend të 3 dhe të 4 do luhen në stadiumin Air Albania, ndërsa prej disa javësh biletat kanë dalë në shitje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?