Superliga, Partizani pret Kukësin për t'u rikthyer te fitoret! Mehmeti: Gabimet në sulm s'na lejohen më!

1 Mars 2022, 14:45| Përditesimi: 1 Mars 2022, 15:41

  • Share

Partizani që vjen pas dy barazimeve do të luajë të mërkurën kundër Kukësit ndeshjen më të rëndësishme të javës së 23 të Superligës. Të kuqtë e Mehmetit kërkojnë kthimin te fitorja për të siguruar një vend në Kupat e Europës, ndërsa Kukësi vjen pas zërave për largimin e trajnerit Longo.

“Nuk na falet kemi shpërdoruar shumë. Të kesh në shumë ndeshje mundësi realizimi të golit, siç ka ndodhur sëfundmi, dhe të mos konkretizosh është e vështirë. Duhet të mos kemi problem përsa i përket realizimit,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Kukësin dhe Partizanin i ndajnë tetë pikë në rënditje në favor të verilindorëve, ndërsa po të mërkurën në program është edhe Teuta-Tirana. Bardheblutë shihen tashmë si kampionët e ardhshëm teksa përballë pas fitores fantastike kundër Laçit do të kenë mbajtësit e trofeut në fuqi.

“Nëqoftëse është në ditën e saj të mirë na hap probleme jo vetëm por çdo lloj skuadre. Mendoj që pika e fortë e tyre është kontigjenti pasi janë futbollistë të shpallur kampion sezonin e kaluar,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Tirana kryesuese pas 22 ndeshjesh është në kuotën e 49 pikëve, 6 më shumë se Laçi ndjekës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?