Sport

Superliga nis 'zjarr' të premten, me VAR dhe tifozë! Daja: Kaçe dhe Mala nuk janë në formë, Teuta e motivon Partizanin

9 Shtator 2021, 13:28| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 19:47

  • Share

Sezoni i ri i Superligës shqiptare do ngre siparin të premten në orën 19:45 me supersfidën Teuta-Partizani. Kampionët në fuqi do përballen me një nga pretendetët kryesorë të sezonit të kaluar, që janë përforcuar jo pak në merkato, megjithëse trajneri Daja thotë se Kaçe dhe Mala nuk janë ende gati.

Ilir Daja, trajneri i Partizanit: “Po të shohësh këtë kampionat, në nivel paragjykimi të gjithë ndeshjet janë të vështira. Për mua janë 7 ekipe që pretendojnë pjesën e sipërme të tabelës. Luajmë kundër ekipit kampion dhe motivimi është akoma më i madh. Duhet të jemi pragmatist sepse nuk jemi në formën më të mirë për shkak të dinamikës së merkatos.”

Risia e këtij sezoni është sistemi VAR, që ka për qëllim të sjellë drejtësinë e munguar në futbollin shqiptar.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Sistemi VAR shpresoj do të menaxhohet mirë nga federata në ato raste që do krijohen. Mendoj se do të ulë shkallën e padrejtësisë.”

Ora 13:32
'Në fund të shtatorit përfundon stadiumi', Gjici: Kemi bërë investime, Kukësi do titullin

Përveç Partizanit dhe Teutës një pretendent i vetëdeklaruar për titull është edhe Kukësi.

Safet Gjici, president i Kukësit: “E para njëherë çdo gjë lidhet me stadiumin, që besoj fort se në fund të shtatorit do jetë gati për ekipin. Kjo është shumë e rëndësishme për tifozët. Është një investim afër 10 milionë euro. Janë blerë shumë lojtarë, është bërë një investim shumë i madh dhe tani është në dorë të futbollistëve dhe stafit teknik për të marrë rezultate pozitive dhe për të shkuar drejt titullit kampion.

Sezoni i ri i Superligës do të nisë me tifozë në shkallët e stadiumit, pasi komiteti i eskpertëve i lejon të mbushen në kapacitetin 30%.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?